Gjinovci: Ka me pasë koalicion VV – PDK në të ardhmen, Kadri Veseli po luan mençur

Analisti Rron Gjinovci thotë se tash nuk do të ketë koalicion PDK- Vetëvendosje, por në të ardhmen po.

“Patjetër që në të ardhmen na kemi me pa një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së sepse kështu po sillen senet. Pra, mundet me pasë një bashkëpunim të tillë në të ardhmen. Edhe kohën e fundit, nuk është që PDK nuk ka lujtë mencëm, Kadri Veseli ka lujtë mencëm, ka thënë se s’ka me hi në qeveri edhe nuk hini në Qeveri dhe kjo besoj ka me iu përkthy në elektorat “, ka thënë ai në T7.