Gjithçka ndodhi pas një zënke në komunikacion, detaje nga plagosja në Prishtinë

Një person është plagosur mbrëmë me thikë.

Policia sot në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se deri te plagosja ka ardhur pasi dy drejtues veturash fillimisht ishin përfshire në një zënkë në komunikacion.

I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

“Rr. ,, B’’ ,Prishtinë 10.02.2021-17:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion dy drejtues veturash janë përfshirë në një zenkë, njëri është lënduar me një mjet të mprehtë –thikë. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.