Gjoshi i PDK’së: VV është shndërruar në parti anti-shtetërore dhe anti-kombëtare, në listë mban personin që kërkonte zhdukjen e Izraelit

Anëtari i kryesisë së PDK’së Betim Gjoshi, ka komentuar listën e Lëvizjes Vetëvendosje që u bë publike dje.

Gjoshi përmendi anëtarin e kësaj liste Visar Korenica, që sipas tij dikur kërkonte zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut.

Ai tha se tani Vetëvendosje është bërë një parti anti-shtetërore dhe anti-komëbtare.

‘’ Në të ashtuquajturën Listë e Referendumit paska gjetur vend edhe Visar Korenica, që kërkonte zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut. Lëvizje Vetëvendosje është shëndërruar në parti anti-shtetërore dhe anti-kombëtare’’, shkroi Gjoshi.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Në të ashtuquajturën Listë e Referendumit paska gjetur vend edhe Visar Korenica, që kërkonte zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut. Lëvizje Vetëvendosje është shëndërruar në parti anti-shtetërore dhe anti-kombëtare.

Koment – Izraeli është shtet mik i shqiptarëve që ka kontribouar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Nuk mund të udhëhiqet Republika e Kosovës nga njerëz që duan zhdukjen e shteteve mike.’’