Gjuhen me armë dy persona në “Vllëzërit Gërvalla” në Prishtinë, policia në vendngjarje

Pasditen e sotme më saktësisht në ora 18:15 është raportuar për gjuajte me armë zjarri në rrugën “Vllëzërit Gërvalla:” në Prishtinë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se tashmë policia ka dal në vend të ngjarjes, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar.

“Rreth orës 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve”, tha Ahmeti për IndeksOnline.