Haradinaj kërkon prononcim nga këta ish luftëtarë të UÇK-së që janë pjesë e VV-së rreth deklaratave të Shkëlzen Gashit

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit,këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Fokusi.info.

Haradinaj ka kërkuar që të prononcohen publikisht Albin Kurti, Rexhep Selimi, Ajet Potera ,Sabri Kiçmari , Enver Dugolli dhe familjarë të dëshmorëve që janë pjesë e VV-së nëse e mbështesin këtë deklaratë, apo jo, dhe presim distancim publik nga ky dhe shkarkim të menjëhershëm!

Statusi i plotë:

OVL-UÇK-Prishtinë

DEKLARATAT E TILLA SKANDALOZE TË GJYKOHEN NGA DREJTËSIA, MENJËHERË

Kërkojm të prononcohën publikisht:Albin Kurti, Rexhep Selimi, Ajet Potera ,Sabri Kiqmari , Enver Dugolli dhe familjarë të dëshmorëve që janë pjesë e VV-së nëse e mbeshtesin këtë deklaratë, apo jo, dhe presim distancim publik nga ky dhe shkarkim të menjëhershëm !
Albinin edhe mundë ta “kuptojmë” në njëfar mënyre sepse ky Gashi pretenduesi i krimeve të kryera nga UÇK-ja, ishte ai që e dërgoj Alibin në Graoc, Osajan dhe Binqë

(Poashtu thrrasim mendjët e kthjellta që të,mos bini pre në provokime të tilla thirrjeve nga monstrumët politik qe nxisinë trazira dhe vllavrasje)

Të ndëruara Familje të Dëshmorëve,

të dashur bashkluftëtar veteran dhe ju invalid të UÇK-së.
Ju ftoj për qetësi dhe maturi, sepse është lehtësisht të kuptoni efketin negativ e anti-kombtarë dhe porosinë e këtyre deklaratave të lëshuar nga këta individ të porositura nga njerëz të caktuar politik, me logjikë përtej kufirit.

Filluan me fyrjen e Nënës Rukë(Nëna e Shkelzen e Luan Hardinaj), e që nuk mundë ia arritën atë se çka ata kishinë planifikuarë ditë më parë.

Vazhduan me fyrjën e Invalidëve të luftës duke e mallkuar me fjalë ndër më të rënda, nuk ja arrtiën as këtij qëllimi.

Logjika e njëjtë denigruese vazhdojë dhe nënqmuanë dhe fyenë një motër të dhunuar gjatë luftës duke e quajtur prostitutë sikundër, as kjo medotë nuk ju shkrepi.
Prandaj e shtunde aktiviteti e tyre me deklaratën e sotme skandaloze, she në fillim lente të kuptohëj qe po flet vet Dick Marty “Prokuror i krimeve të luftës” siq u paraqit në media ky harbut, kishte harruar ky “Prokurur” se ishte këshilltar politik, ofendoj dhe hedhi akuza drejt luftës së shejtë të UÇK -së, duke mos përmendur as emra të individëve të cilët kanë kryer apo jo krime në emër të UÇK-së.

Shoqatat e dalura nga lufta do përgaditin dhe kërkojnë të ngrihët edhe një padi ndaj këtij personi dhe ti drejtohët organeve të rendit dhe drejtesisë.

Paraprakisht i kërkojmë publikisht Prokurorit të Sepcializuar të Dhomave të specializuara që sa më shpejt të merr në intervistim në cilësinë e “dëshmitarit serioz” (Nëse veq nuk ësht deshmitarë deri me tani ? ) që të ofroj prova për krimet që ky supozon, sepse OVL – UÇK është që të zbulohen dhe dënohen të gjitha krimet, por poashtu edhe shpifësit që trillojnë me qëllim dhe tentim kanë përbaltjen dhe denigrimit e vlerave kombëtare çlirimtare, e që shënuan historin e çlirimit, lirinë dhe bërjen e shtetit.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së
Nasim Haradinaj