Gjukanoviq infektohet me COVID-19, u takua me presidentin kroat që po qëndron në Kosovë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është pozitiv me koronavirus, njoftuan sonte nga zyra e tij.

Gjukanoviç mori pjesë në përkujtimin e përvjetorit të Bashkimit Kombëtar të Malazezëve në Kroaci të martën mbrëma në Lisinski dhe u shoqërua nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, ku ky i fundit është këtë të enjte është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti si dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Presidenti ka simptoma të lehta dhe po ndihet mirë,” tha zyra e Gjukanoviq, shkruan index.hr,

Kujtojmë se presidenti i Malit të Zi është infektuar dy herë me COVID-19.