Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotësira

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se Kryeministri, Avdullah Hoti, po mashtron popullin e tij, por edhe ndërkombëtarët për njohje të ndërsjellë të Serbisë.

Sipas Gjuriq një gjë të tillë Hoti vetëm po e parashikon.

”Pa marrë parasysh sa herë ai e përsërit këtë gënjeshtër, unë do ta mohojë atë”, tha Gjuriq

Më tej ai pati edhe një porosi për kryeministrin kosovar.

”Mesazhi im drejtuar Hotit është: Ndaloni së foluri kotësi, ta themi gjërësisht – të përgojoni. Nuk kam asgjë më shumë për të të thënë”, tha tutje Gjuriq, raporton Danas.

Sot, gjatë një bisede virtuale me ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, Hoti përsëriti se ai pret që dialogu me Beogradin të përmbyllet me marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.