Faton Hyseni bartës i listës së Lëvizjes për Bashkim në Vushtrri

Ish- pjesëtari i UÇK-së dhe mësimdhënësi i matematikës, Faton Hyseni ka njoftuar ae është bartës i listës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim në Vushtrri, shkruan Fokusi.info.

“Angazhimi im mbi 3 dekada në cilësinë e mësimdhënësit dhe edukimin e brezave të rinj, pastaj kontributi im si ushtar i UÇK-së, në luftën e fundit në Kosovë, si dhe kontributi im politik në radhët e LB-së që nga themelimi i saj e deri më sot, më kanë dhënë motiv t’i hyj kësaj gare dhe të kërkoj besimin tuaj”, shkruan Hyseni.

Postimi i plotë:

Miq dhe familjar të dashur,

Kam nderin të ju njoftoj se në zgjedhjet lokale të këtij viti, jam bartës i listës nga radhët e Lëvizja Për Bashkim Vushtrri.

Angazhimi im mbi 3 dekada në cilësinë e mësimdhënësit dhe edukimin e brezave të rinj, pastaj kontributi im si ushtar i UÇK-së, në luftën e fundit në Kosovë, si dhe kontributi im politik në radhët e LB-së që nga themelimi i saj e deri më sot, më kanë dhënë motiv t’i hyj kësaj gare dhe të kërkoj besimin tuaj!

Zotohem për punë dhe angazhim të sinqertë, në dobi dhe për qytetarin e Vushtrrisë.

Sukseset qofshin të përbashkëta!