Gjykata e Apelit në Serbi hedh poshtë padinë e Mustafës ndaj Vulinit, legalizon termin fyes “siptari”

Gjykata e Apelit në Serbi e ka hedhur poshtë padinë e Ragmi Mustafës ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili kishte përdorë disa herë termin fyes “siptari”.

Ky institucion e ka konsideruar si të pabazuar ankesën për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafa, që është kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve atje.

Ai ka thënë se nuk do të dorëzohet dhe se do ta dërgojë lëndën para Gjykatës Kushtetuese, si hallka e fundit e gjyqësorit në Serbi.

Postimi i plotë i tij: