Gjykata e dënon për keqtrajtim të kafshëve, shikoni se çka i ka bërë qenit të gjorë (foto)

Një grua neglizhoi shëndetin e qenit të saj 2-vjeçar, prandaj është dënuar që të mos mbajë më kafshë shtëpiake.

Në seancën gjyqësore, Ariel Crowther-Christine nga Queensland, e cila është nënë e tre fëmijëve u gjobit me 3800 dollarë.

Në dokumente thuhet se qeni i rracës Bulldog, i njohur me emrin Bella ngordhi për shkak të kequshqyerjes. Gjykata tha se i dukej skeleti pasi pronarja nuk ishte kujdesur për shëndetin e saj dhe nuk i kishte bërë asnjë trajtim.

Që nga dhjetori i vitit 2018, “Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve” (RSPCA) mori ankesa për shëndetin e dobët të qenit, e cila përfshinte faktin se Bella ishte aq nën peshë sa i dukeshin kockat.

Inspektorët e RSPCA vizituan shtëpinë disa herë dhe i kërkuan 25-vjeçares që ta conte kafshën në veteriner, gjë që ajo e bëri.

Por fatkeqësisht, shëndeti i Bellës nuk mund të përmirësohej. Pak ditë pas operacionit, ajo ngrodhi.