Gjykata Speciale me njoftim: Dosja e çështjes kundër Gucatit dhe Haradinajt kalon te trupi gjykues më 30 qershor

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ka vendosur që 30 qershori të jetë si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt te trupi gjykues.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara.