Gjykata Supreme refuzon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Supreme ka refuzuar nëntë ankesa të kandidatëve dhe subjekteve, politike.

Përmes një njoftimi për media, kjo gjykatë bën të ditur se gjashtë ankesa të tjera janë ende në shqyrtim.

Për këto ankesa do të vendoset në 72 orët e ardhshme.

Supremja bën të ditur se ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për verifikimin dhe numërimin e 9 mijë e 748 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dorëzuar në postën nr. 6, në rrugën ˮAgim Ramadaniˮ në Prishtinë.