Gjykata vendos për rrahjen në studio në mes të Zekës e Krasniqit. Ky është vendimi

Dy ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vendosur që ta zgjidhin përmes ndërmjetësimit çështjen e rrahjes që e kishin pasur në shtator të vitit 2017.

Milaim Zeka, ish-deputet i Nismas Socialdemokrate dhe Frashër Krasniqi, ish-deputet i Partisë Socialdemokrate u paraqitën sot para gjykatës si të akuzuar për rrahje.

Në këtë seancë, gjyqtari Hanefi Jashari propozoi çështja të zgjidhet përmes ndërmjetësimit.

Me këtë propozim u pajtuan dy të akuzuarit si dhe prokurori i rastit, Fatmir Behrami.Aktakuza ndaj dy deputetëve përshkruan se më 29 shtator 2017 përleshja fizike ndaj dy të akuzuarve kishte ndodhur gjatë emisionit “Info Magazine”, gjatë transmetimit të drejpërdrejtë në Klan Kosova.

Pas fyerjeve e sharjeve në mes të Krasniqit e Zekës, situata kishte eskaluar në përleshje fizike mes tyre.