Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinaj, reagon Faton Klinaku: Për skandalin me dosje është dashur të arrestohen prokurorët

Në kohën kur po mbahet seanca ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit në Hagë ka reaguar sekretari i OVL UÇK Faton Klinaku.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se për dosjet të cilat i kishte bërë publike OVL UÇK ku më pas u arrestuan Gucati e Haradinaj, sipas Faton Klinakut është dashur të ketë arrestime të prokurorëve në rastin “dosjet”.

Postimi i plotë:

Edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve.