Ish deputeti i PDK-së ftohet nga specialja

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, dhe mjeku i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur Hysni Gucati kryetari i OVL-UÇK’Së nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkëluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njëllos dhe ta gjykoj askush!”

Deri me tani ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës së Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, dhe ish-komandanti i ZO të Drenicës, Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesor të Noredimës, Shukri Buja, zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit Lah Ibrahimaj, ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Bashota, Time Kadrija, Sylejman Selimi, Bashkim Ndrecaj, Jakup Krasniqi,  Bislim Zyrapi, Remzi Shala, Safete Hadergjonaj, Naim Maloku, Lulzim Kabashi.