Gjyqtari shënon gol aksidentalisht në Holandë

Në ndeshjen e së shtunës mes Harkemase Boys dhe HSV Hoek në nivelin e katërt të futbollit në Holandë, gjyqtari ndikoi më shumë sesa që do të kishte dashur në rezultatin e ndeshjes, pasi që e shënoi aksidentalisht një gol.

Harkemase Boys triumfoi me rezultat 4:2 në ndeshjen kundër HSV Hoek. Me tre pikët e fituara nga kjo ndeshje në Derde Divisie, Harkemase u ngrit në pozitën e gjashtë në tabelë.

Megjithatë, gjyqtari e kishte kthyer në lojë HSV Hoekun në një pikë të ndeshjes, pasi që e shënoi aksidentalisht një gol në portën e Harkemases.