“Shqipërinë e dojna deri sa të vdesim”: Plisat ndezën atmosferën rrugëve të Tiranës (video)

Pak para së nisë ndeshja Shqipëri – Francë, në Tiranë u inagurua stadiumi i ri i ‘kuqezinjëve’ i cili mbanë emrin ‘Air Albania Stadium’.

Nga Kosova kanë udhëtuar edhe tifogrupi nga Prishtina, Plisat, të cilët vazhdojnë t’i qendrojnë besnik Kombëtares së Shqipërisë.

‘Plisat’ u përkujdesen për atmosferë edhe rrugëve të Tiranës, e kjo më së miri dëshmohet nga një video e publikuar nga vet ata në faqen e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Ndryshe, ndeshja ndaj Francës është ndeshja e fundit e Shqipërisë për këtë cikël kualifikues për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’./gazetametro.net/