Gjyqtari vushtrrias Prof. Dr. Ass. Besnik Morina merr stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022

Gjyqtari vushtrrias Prof. Dr. Ass. Besnik Morina ka marr sot stemën e gjyqtarit ndërkombëtar në FIFA për vitin 2022, shkruan Fokusi.info.

Ky eveniment u organizua nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku presidenti Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, sot kanë dorëzuar stemat e reja të FIFA-s për 13 gjyqtarë.

Një sukses ky i shënuar për Prof. Morinën, por edhe për të gjithë sportin vushtrrias, ku kjo arritje shënon edhe një tjetër sukses drejt ndërkombëtarizimit të Fubollit Kosovar.

Lajmin e ka ndarë edhe Prof. Besnik Morina në llogarinë e tij në facebook, i cili ka falënderuar gjithë ata që e ndihmuan drejt arritjes së këtij suksesi.