Glauk Konjufca paraqitet për herë të parë si Kryetar i Kuvendit: Tregon ‘kushtin’ e VV’së për negociata me Serbinë

Nënkryetari i VV’ë, Glauk Konjufca, i cili ditë më parë u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka kthënë se çështja e të pagjeturve duhet t’i vihet kusht Serbisë në negociata, shkruan Gazeta Metro.

Familjarë të personave të pagjetur kanë vendor kurora lulesh sot pranë obeliskut të personave të zhdukur në sheshin e Prishtinës.

Ata kanë kërkuar që ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë në mënyrë që kjo e fundit të tregojë se ku ndodhen më të dashurit e tyre të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.
Atyre iu bashkua edhe Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, i cili ditë më parë u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton kp.

Ai tha se në të ardhmen duhet të bëhet më shumë në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, duke theksuar që kjo çështje të jetë një lloj kushti në negociatat me Serbinë.

“Është bërë njëfarë përpjekje që fati i tyre të zbardhet, por mendoj që në të ardhmen duhet të bëhet më shumë, edhe prej institucioneve të Kosovës, edhe prej çdo zyrtari politik e institucional të shtetit, e të Republikës së Kosovës, që ta ngrisin zërin kudo që jemi, edhe në negociatat e ardhshme me Serbinë, që kjo të jetë një lloj i kushtit i Republikës së Kosovës që ata të cilët janë përgjegjës dhe fajtor për humbjen e jetës dhe për zhdukjen e familjarëve dhe më të dashurve tanë, të japin përgjegjësi së pari para drejtësisë, dhe të kthehen trupat e familjarëve tuaj. Ne gjithmonë do të përpiqemi të jemi në krye të detyrës që të bëjmë atë që kërkohet prej nesh”, tha ai./gazetametro.net