“GODET” BERISHËN/ Basha: Politika të pastrohet nga politikanët e korruptuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se politika duhet të pastrohet nga politikanët e korruptuar. Kjoështë një goditje  ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë Vetting në politikë”, shkruan Basha ndërsa ka publikuar statistikat e monitor për korrupsionin në vend.