Rama publikon videon e nënkalimit të ri: Përfundojnë 5 tunelet, lehtësohet hyrja në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamjet e një prej kryqëzimeve kryesore të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, Rama tha se kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, duke treguar se falë këtyre tuneleve tani është lehtësuar ndjeshëm trafiku në hyrje dhe në dalje të Tiranës.

“Mirëmëngjesi, dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Fokusi.info/