Goditen tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës

Policia ka arrestuar një drejtues mjeti pasi në autostradën “Ibrahim Rugova” nga pakujdesia ka goditur me veturë tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës.

Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 56 të kësaj autostrade drejtimi nga Prizreni për në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./ksp