Dy fëmijë gjejnë kuletën me para, e dorëzojnë atë në Polici

Dy fëmijë llapjanë, Elvir Vërshevci dhe Amir Kadriu, kanë gjetur një kuletë me plot para në një rrugë të qytetit të Podujevës.

Të dy këta fëmijë, së bashku, kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor të Podujevës, me qëllim që e njëjta t’i kthehet pronarit.

Vërshefci dhe Kadriu janë nxënës të shkollës fillore “Enver Maloku”.