Goditet me veturë pas një mosmarrëveshje

Një person është goditur me veturë pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin, duke pësuar kështu lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/