Gold Ag sërish në Hagë, takoi Thaçin, Veselin e Haradinajn

Gold Ag ka shkuar sërish në Hagë.

Kësaj radhe, këngëtari bashkë me Ridvan Tahirin, kanë takuar Nasim Haradinajn, me të cilin artisti tha se qëndroi katër ore.

Përveç tij, Gold Ag u takua edhe me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Postimi i plotë i artistit:

Sot së bashku me vllaun tem @ridvan_tahiri_riki ishim në vizitë te LUANI i UÇK-së gjeneral Nasim Haradinaj.Ai 4 orët e takimit na bëri të na duken 4 minuta dhe na priti i buzëqeshur sikur ta takonim në Gllogjan të Dukagjinit.Gjatë vizitës takuam nga afër edhe dy ZEMËR LUANËT E UÇK-së, presidentin e Kosovës z.Hashim Thaçin dhe kryetarin e kuvendit z.Kadri Veseli.

T’fala tonve anej ishte fjala e secilit pasi u ndamë.Me shpresë që drejtësia të triumfoj e të takohemi në Kosovën e lirë u ndamë në përqafim të njëri tjetrit.

Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe drejtësia qëndron si vaji përmbi ujë.