Goli i dytë sot i Milot Rashicës (video)

Rashica e ka kaluar sërish Werder Bremenin në epërsi kundër Wolfsburg, skuadra e tij po fiton 3-2.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pasi shënoi gol nga penalltia në minutën e 13-të, e gjeti sërish rrjetën në minutën e 84’.

Ai shënoi bukur me të majtën pas një kundërsulmi të mysafirëve dhe më pas festoi duke bërë shqiponjën, në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën nga tërmeti ditë më parë në Shqipëri.

https://streamable.com/fdlhx