Goli i Enis Bardhit e shpëton Maqedoninë (video)

Enis Bardhi e ka shpëtuar Maqedoninë nga humbja në kualifikimet për “Euro 2020”.

Talenti shqiptar i Levantes shënoi golin e barazimit për 1-1 ndaj Sllovenisë në minutën e 47’, për t’ia siguruar një pikë Maqedonisë, raporton Gazeta Express.

Ky barazim i Maqedonisë vjen pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë në Grupin G kundër Letonisë dhe tani gjendet në pozitën e tretë me katër pikë, aq sa ka Izraeli në pozitën e dytë.

Lider i grupit G është Polonia me gjashtë pikë që mundi në dy ndeshje Austrinë dhe Letoninë.

https://streamable.com/9eclg