Goli i Pajtim Kasamit, zgjedhet goli i dekadës te Fulham (Video)

Goli i Pajtim Kasamit i shënuar në vitin 2014 në fanellën e Fulham, është zgjedhur më i bukuri i dekadës te kjo skuadër.

Mesfushori shqiptar gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e shumë skuadrave, dhe njëra prej tyre ishte edhe Fulham.

Te Fulham, Kasami ka shënuar një nga golat më të bukur të karrierës së tij, i cili është zgjedhur edhe më i bukuri i dekadës nga tifozët e kësaj skuadre.

Këtë gol, Kasami ia kishte shënuar Crystal Palace në vitin 2014.

“Dua t’i falënderoj të gjithë që e keni votuar golin tim, si golin e dekadës, kjo do të thotë shumë për mua, i vlerësoj po ashtu shumë mesazhet e mira që i kam marrë, kurse goli im ishte një gol instikti, nuk e kam menduar shumë, kurse tani pasi kanë kaluar 6 vite, e kam kuptuar se me të vërtetë ishte një nga golat më të bukur që i kam shënuar”, ka deklaruar Kasami.