Gomonia me emigrantë përplaset me shkëmbinjtë, foshnja bie në det dhe humb jetën

Një foshnjë ka ndërruar jetë pasi një varkë me emigrantë u rrëzua në një breg shkëmbor në pjesën jugore të Lesvos, në Greqi një ditë më parë.

Babai i foshnjës raportoi se anija u përplas në shkëmbinj dhe në përpjekje për të dalë në breg, foshnja ra në det.

Në mesditë është njoftuar porti i Mitilinës dhe një ambulancë e cila ka marrë foshnjën e vdekur. Foshnja u dërgua në spitalin Bostanio për autopsi.

Shkak për përmbysjen e varkës është bërë moti i keq dhe erërat e forta.

Sipas raportimeve nga mediat greke në skaf ndodheshin 34 persona, kryesisht me origjinë afrikane, të cilët u dërguan në Kara Tepe KYT.