Google analytics bie nga sistemi

Matësi i trafikut online, Google Analytics, po përballet me probleme të vazhdueshme.

Google Analytics i cili shërben për të matur klikueshmërinë e uebsajteve online ka rënë nga sistemi dhe të dhënat e trafikut nuk po i shfaqë.

Ky problem i ka nxitur shumë përdorues të tij të reagojnë e të kritikojnë funksionimin e gjigandit të Internetit, Google.

Reagimet e tyre të shumta janë në rrjetin social Twitter./Insajderi/