Grabitet një market në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën “Nënë Tereza” Në Fushë Kosovë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Sipas tij, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:30.

Hoxha shoti se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Në rrugën ‘Nëna Terezë’, në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30 është raportuar një grabitje në një lokal – dyqan ushqimor. Ekipet policore iu kanë përgjigjur informatës dhe janë duke kryer veprime operacionale hetimore lidhur me këtë rast”, ka deklaruar Hoxha.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera, rreth shumës së parave të grabitura.