Dy të vdekur në Tiranë

Dy ngjarje të rënda janë shënuar gjatë ditës së sotme në Tiranë. Dy persona janë gjendur pa shenja jete ne rathana të pasqaruara.

Mirëmbajtësi i rrugëve në Baldushk 60 vjeç, është dërguar pa shenja jete ne qëndrën shendetësore.

Ndërsa ngjarja e dytë është shënuar në Tiranë. Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Njoftimi për ngjarjne  parë nga policia:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi për ngjarjen dytë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.