Grabitja e armatosur në një pompë derivatesh në Komoran, policia jep detaje

Sot rreth orës 03:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në Komoran.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësja e policisë rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të armatosur”, ka deklaruar ajo.

IndeksOnline ka mësuar se plaçkitësit kanë arritur të marrin mijëra euro për të ikur më pas në drejtim të panjohur.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e arrestimin e personave të dyshuar.