Grabitje e armatosur në rrugën Prishtinë – Gjilan, dyshohet se u sulmua një automjet që transportonte para

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutave në rrugën Gjilan – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se cak i grabitjes dyshohet se ka qenë një automjet që po transportonte para.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit pamje nga vendngjarja, ku shihet kolona e gjatë e veturave që është krijuar për shkak të incidentit.