Ky është i vrari në Baks të Skenderaj – i plagosur edhe dorasi

U raportua më parë për një vrasje dhe plagosje në fshatin Baks të komunës së Skenderajt.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën sonte dhe dy të tjerë janë plagosur.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Xhevdet Rexhepi ka vrarë Beslim Musliun.

Po ashtu, burime të njejta konfirmojnë se i plagosur ka mbetur edhe vet dorasi, Xhevdet Rexhepi.

Bëhet e ditur se në këtë rast është përdorur arma AK-47 dhe një armë tjerë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë, e cila po merret me hetimin e rastit.