Grabovci demanton Zekën: Asnjëherë nuk jam kontaktuar nga Specialja

Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka reaguar pas deklaratës së Milaim Zekës se ndaj Grabovcit është ngritur aktakuzë nga Specialja.

Grabovci e ka quajtur deklaratë të “budallakavt”, atë çka tha Zeka.

Ai shkruan se asnjëherë nuk është kontaktuar nga askush, e lëre diçka më shumë.

Smirgjinjtë dhe aleatët e Beogradit do ndihen keq, shkruan Grabovci.

Ai ftoi Zekën që t’i kursej familjarët nga deklaratat e tij “sharlataneske”.

Milaim Zeka kishte deklaruar se Grabovcit dhe Azem Sylës i janë konfirmuar aktakuzat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Pas një deklarate të “budallakavt” të Milaim Zekës, se kinse më është ngritur Aktakuza nga Gjyakata Speciale, për të i’u përgjigjur shqetësimeve të te gjithë miqëve e dashamirëve, ju njoftoi se:
Asnjëherë gjerë me tani, as nuk jam kontaktuar nga askush, e lëre më diçka më shumë.
Smirëzinjtë dhe aleatet e regjimeve të Beogradit, do ndihen keq. Dashamirët, do i gëzoj ky lajm.
E ftoj Milaimin, që të paktën familjarët ti kursej nga këto deklarata sharllataneske….se Ne jemi mësuar më keto paraqitje të tilla.