KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve, kaq përqind kanë fituar partitë në total

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka bëri të ditur se ky vendim vjen pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar dhe vendosur.

Rezultatet përfundimtare të certifikuara nga KQZ i gjeni më poshtë.