Grabovci: Të festosh pavarësinë pa akterët kryesorë është sikur fëmija të mbetet pa prind

“Ndihem ashtu, as më mirë e as më keq sikur fëmija që mbesin pa prindërit e tyre e mbesin jetim në momentet më të rëndësishme që kalojnë në jetën e tyre”.

Kështu thotë anëtari i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, kur pyetet se si është të festosh pavarësinë tash e tri vite pa personat që e shpallën atë.

Por, deklaron se beson se ndjenjë të njëjtë kanë edhe qytetarët e vendit.

“17 shkurti të festohet pa akterët kryesorë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin që janë ndër më meritorët për shpalljen e pavarësisë unë mendoj që çdo qytetar i Kosovës nuk ndihet mirë. Mungesa e këtyre njerëzve po ndihet gjithandej vendit tonë. Unë uroj që përvjetorët e ardhshëm të jemi të gjithë bashkë dhe të festojmë ashtu siç e meriton të festojë një popull i dalë nga robëria, një popull i vuajtur, i persekutuar dhe i falënderohet gjithmonë njerëzve që kanë pas guxim, kurajo dhe kanë pas edhe dijen dhe iu kanë përgjigj kërkesave të kohës për t’i pri luftës drejt çlirimit të vendit dhe shpëtimit të popullit”, thotë ai, për Front Online.