Grenell jep dorëheqje nga pozita e ambasadorit në Gjermani

Richard Grenell, përfaqësuesi Special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ka njoftuar Shtëpinë e Bardhë se do të largohet nga pozita e tij si ambasador i SHBA-së në Gjermani.

Grenell këtë e ka konfirmuar për “Daily Wire”, përmes një bisede telefonike.

“Po është e vërtetë. Ne po planifikonim të ktheheshim në shtëpi së shpejti”, citohet të ketë thënë Grenell.

Grenell ka marrë këtë vendim pasi nga Senati në këtë pozitë u konfirmua John Ratcliffe.