Në opozitë, Sveçla tregohej i butë përballë Thaçit – Ky s’ia jepte as dorën (Video)

Presidenti Thaçi e ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, patën mbrëmë një përplasje të ashpër në distancë.

I pari që nisi këtë debat të ashpër ishte pikërisht Sveçla që pati disa paralajmërime jo edhe aq të buta për presidentin, duke thënë se kreu i shtetit mund të karantinohet nëse ka pasur kontakt me Pacollin, dhe nëse të njëjtin e ka futur në Kosovë nga Shqipëria, shkruan lajmi.net.

E një diskurs të tillë, Sveçla nuk e kishte përdorur kur Thaçin e kishte përballë, madje për ta marrë në pyetje në Komisionin Hetimor për Depërtimin e Shtetasve Turq.

Sveçla madje ishte treguar shumë i butë ndaj Thaçit, i cili përplasjet kryesore i kishte pasur me ish-deputetin e VV-së, Sami Kurteshi e atë të LDK-së, Anton Quni.Madje, kamerat kishin kapur edhe momentin kur Thaçi kishte refuzuar t’ia jepte dorën Sveçlës, i cilit këtë injorim të Thaçit e kishte kaluar me mjaft sportivitet.

Por ndryshe ishte Sveçla mbrëmë në distancë. Ai paralajmëroi haptaz Thaçin për “pasojat” që sipas tij mund të ketë nëse vërtetohet se ka sjellë kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli nga Shqipëria në Kosovë.

Këtyre paralajmërimeve nuk la pa iu kundërpërgjigjur as presidenti Thaçi, duke ia treguar lokacionin Sveçlës e duke i bërë thirrje që bashkë me Kurtin të shkojnë atje nëse kanë diçka për të thënë.

Video: