Grenell: Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-ve se nuk pajtohet me Albin Kurtin

Ish-emisari për dialogun Kosovë – Serbi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë duke thënë se populli i ka dhënë mesazh të qartë Albin Kurtit.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh energjinë e tipërtëritshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale.”, tha Grenell.

Por më tutje, Grenell ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë Shteteve të Bashkuara të Amerikës së nuk pajtohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

“Vjosa Osmani gjithashtu ia ka bërë të qartë SHBA-ve se nuk pajtohet me Kurtin”, shkroi Grenell.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1460247657859874825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1460247657859874825%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fkosova.info%2Fgrenell-vjosa-osmani-ia-ka-bere-te-qarte-shba-ve-se-nuk-pajtohet-me-albin-kurtin%2F

Sot, presidentja Osmani ka bërë publike ftesën e SHBA-ve për Kosovën në Samitin e Demokracisë.