Greva në Trepçë, një minator përfundon në spital

Dy prej minatorëve të Trepçës u është përkeqësuar gjendja pak momente më parë pasi u futën në grevë sot meqë ende s’u ka dalë paga e shtatorit edhe pse sot data shënon 24 tetor.

Njëri nga ta madje u bart me ambulancë në spital, shkruan mediumi lokal “Mitropol”.

Por, veç tyre, ka minatorë që kanë pasur probleme me shtypje të lartë të gjakut apo me kokë dhimbje dhe të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore nga mjekët.

Minatorët që u futën në grevë kanë dy kërkesa kryesore, ekzekutimin e pagave dhe shkarkimin e menaxhmentit.