Gruaja e 71-vjeçarit që ekzekutoi Renea jep dëshminë e parë në polici: Ja pse nisi sherri

Nje sherr mes bashkeshorteve, per shkak te xhelozise se burrit, ishte strumbullari i gjithe ngjarjes se rende qe terrorizoi Elbasanin, mbajti per 5 ore ne ankth banoret dhe ne fund u mbyll me ekzekutimin e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru nga forcat RENEA, pas rezistences se tij, gjate shoqeruar me te shtena armesh drejt policise.

“Panrama” meson se alarmin ne polici e ka dhene gruaja e viktrimes, e cila ka kerkuar nderhyrjen e efektiveve, qe ne mengjesin e sotem, pasi burri po e dhunonte.

Ne deshmine qe ajo ka dhene per policine, mesohet se ka thene, se gjithcka nisi nga e momentin qe ajo se bashku me vajzen ishin kthyer ne shtepi, dhe burri i ka kerkuar llogari se ku kishte qene.

“Ajo ka thene se kishte dale me vajzen dhe kur ka ardhur ne shtepi ai e ka pyetur ku ishe dhe pastaj ka nsur ta dhunoje”- thone burimet per “Panorama”.

E frikesuar gruaja ka telefonuar policine dhe kur policia i eshte afruar baneses ai ka nisur te qelloje.

Kjo situate zgjati deri sot pasdite, kur policia ngushtoi rrethin dhe u fut ne banese, duke iu pergjigjur me zjarr sulmit me arme te 71-vjecarit.