Gruaja gjendet e pajetë në banesë, dëmtime në kokë dhe trup

Një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë ne banese. Ngjarja ka ndodhur ne Memaliaj, ne fshatin Vagalat, ku gruaja eshte gjetur pa shenja jete.

News 24 raporton se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Antoneta Hoxha dhe ka pasur dëmtime në kokë dhe trup.

Nuk ka ende detaje rreth asaj qe mund te kete ndodhur, nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.