Grubi: Figura e Hasan Prishtinës nga sot do të jetë edhe në pullën e re postare

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes njē postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se së bashku me kreun e Bashkimit Demokratik pēr Integrim, Ali Ahmeti dhe në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve dhe Fondacionin “Hasan Prishtina” shënuam sot 111 vjetorin e çlirimit të Shkupit.

“Përkujtuam figurën e Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinës duke vendosur lule pranë shtatoreve të tyre në Shkup. Figura e Hasan Prishtinës nga sot do të jetë edhe në pullën e re postare në nder të 150 vjetorit të lindjes së tij dhe poashtu nderuam figurën e Isa Boletinit”, ka thënë Grubi.