Grushta e shkelma mes policit e protestuesit (video)

Me thirrjet Turp! Turp! protestuesit ndoqën nga pas këshilltarët bashkiakë por edhe të deleguarit nga Tirana të cilët morën pjesë në këtë ceremoni. Mes tyre ishte edhe deputeti Tom Doshi.

Sapo dolën nga dera e godinës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” ne Shkodër, protestuesit i ndoqën pas për disa kilometra. Në disa momente policia u përpoq ti ndalonte dhe kjo krijoi dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Në një moment policia tentoi të ndalonte protestuesit. Kjo shkaktoi dhe zemërimin e një protestuesi dhe mes tyre pati grushta dhe shkelma.  U desht ndërhyrja e protestuesve të tjerë dhe të policëve që i ndanë për të mos agravuar më tepër situatën.