Maqedonia e Veriut heq testin PCR për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, bën me dije se nga 12 tetori do të hapet kufiri pa test PCR për disa vende si, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

Vendimi është miratuar sot nga qeveria, dhe kësisoj qytetarët nga vendet e lartpërmendura mund të hyjnë pa testin PCR në Maqedoninë e Veriut.

Grubi theksoi kufijtë duhet të liberalizohen nga shembulli i kufinjve midis Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat janë të hapura dhe se deri tani ka pasur lëvizje të jashtëzakonshme midis dy vendeve dhe në veçanti në sezonin turistik.

Për zëvendëskryeministrin e parë Grubi transmetimi i infektimeve me Covid -19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal dhe ky shembull do duhet t’i shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut.