Gucati në Kongresin Botëror të Veteranëve: Veteranët e Serbisë duhet të kërkojnë falje për krimet në Kosovë

Hysni Gucati në fjalimin e tij të rastit në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës ka kundërshtuar anëtarësinë e veteranëve të Serbisë në Federatën Botërore të Veteranëve. Ai ka theksuar se “veteranët e Serbisë duhet që së pari të kërkojnë falje për krimet dhe gjenocidin që e ka kryer shteti serb në Kosovë e pastaj të jenë të barabartë me të tjerët në federatë”.
Delegacioni i veteranëve të Kosovës po merr pjesë në Asamblenë e 29-të të Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës.