Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me ngrica dhe mjegull në mëngjes, ndërsa gjatë ditës në shumë rajone priten rreze diellore dhe ngritje e temperaturave, megjithatë nëpër disa lugina dhe ultësira mjegulla do të mbetet ende.

Edhe në Shqipëri dhe rajon nesër do të mbajë mot stabil. Mëngjesi do të jetë me ngrica dhe me mjegull në shumë rajone, ndërsa dita relativisht e nxehtë sidomos në viset mesdhetare.

Të shtunën dhe të dielën në tërë rajonin pritet që mjegulla dhe vranësirat e ulëta të tërhiqen. Në detin Adriatik do të kemi krijimin e një cikloni të dobët i cili të dielën do të sjellë reshje kryesisht të dobëta shiu në disa rajone në Shqipëri, dhe bore në disa rajone në Kosovë. Reshje pak më intensive priten në Mal të Zi. Shumica e territorit do të mbesin pa reshje edhe kësaj radhe dhe “fajtor” për këtë është rikthimi i fuqishëm dhe i menjëhershëm i anticiklonit të fuqishëm evropian i cili do të shtyjë ciklonin në drejtim të Mesdheut perëndimor, gjegjësisht nga Italia në drejtim të Afrikes Veriore dhe Spanjës dhe në këtë mënyrë duke pamundësuar rrugëtimin e ciklonit në rrugen e tij natyrale nga Italia në drejtim të Gadishullit Ballkanik.

Nga e hëna anticikloni evropian do të fuqizohet edhe më shumë mbi rajonin tonë duke sjellur mot stabil, me netë dhe mëngjese të ftohta dhe mundësi për rikthimin e mjegulles./Meteoballkan/