Guxo e kërkon postin e ministrit të Shëndetësisë

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, Burim Meta, ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo ministri duhet t’i takojë Guxo-s.

“Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takojë GUXO-s!?”, ka shkruar Meta, transmeton KlanKosova.tv.

Latifi, sot gjatë ditës, një letër të dorëheqjes ia ka dorëzuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.